Përfaqësues i fshatit Dremjak Rexhep Behluli, ka thënë se ëndrra e tyre për ujë të pijshëm tanimë është realizuar. “Ne ballafaqohemi edhe me probleme të tjera në fshat, si rruga dhe kanalizimi, mirëpo shpresojmë në qeverinë lokale që shumë shpejt do ta kompletojë infrastrukturën në këtë vend”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili në këtë përurim ujësjellësi ka thënë se është mirë kur shohim se çdo ditë qytetarët e kësaj komune po bëhen me infrastrukturë të nevojshme,për të shtuar se banorët e kësaj ane kanë edhe nevoja të tjera si rregullimin e rrugës etj,për të cilat tha se do të punojmë që t’u krijojmë kushte sa më të mira për banim. “Jemi të lumtur sot që banorët e këtij fshati tanimë kanë edhe ujësjellësin. Ata e kanë arsyetuar edhe investimin duke qenë të vyeshëm,ne do të angazhohemi që të rrumbullaksojnë infrastrukturën ,si riparimin e rrugës dhe ndërtimin e kanalizimit” u shpreh ai në këtë përurim ujësjellësi me bashkëpunëtorë të tij.
Uji është pasuria më e madhe e njeriut. “Ne e dimë rëndësinë e të pasurit me sistem të përshtatshëm të ujit,një pajisje e ujit do të përmirësojë shëndetësinë,ekonominë si dhe do të ndalojë migrimin e banorëve nga zonat rurale”, tha përfaqësuesi i CDI-së Guido Beltrani.
Projekti i Ujësjellësit në fshatin Dremjak Qeverisë zvicerane, dhe asaj austriake u ka kushtuar mbi 40 mijë euro,ku me 25 % të mjeteve kanë participuar edhe qytetarët e këtij fshati
Banorëve të fshatit Dremjak të Komunës së Ferizajt u është zgjidhur problemi me ujë të pijes, ata e kanë arsyetuar edhe investimin duke qenë të vyeshëm ka thënë Xhemaili