Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se përpos të mirave të tjera që do t’u sjellë banorëve të kësaj ane rregullimi i kësaj rruge, do të zhvillohet edhe turizmi. “Falenderoj të gjithë faktorët që ndikuan, që kjo rrugë të rregullohet, e aq më tepër që është rrugë jo vetëm për fshatin Greme, por edhe për fshatin Gaçkë, Burrnikë dhe fshatin Kashtanjevë, i cili fshat edhe pse nuk është nën komunën tonë, qytetarët kanë nevojë të ndëlidhen me këtë rrugë”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se Komuna e Ferizajt çdo herë do të jetë e hapur për projekte të tilla në të mirë të qytetarëve.
Ndërsa, Bejtush Gashi zëvendës ministër në FSK, ka thënë se ky ishte një nga projektet e drejtpërdrejta të bashkëpunimit, më qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarë, që të shfrytëzojnë bukuritë që ofron territori i Kosovës. “Ky bashkëpunim do të vazhdon edhe në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm në çdo kërkesë që kanë komunat nëse ato nuk kanë mundësi dhe kapacitete”, ka thënë Gashi, duke bërë të ditur se për t’a, ky ishte një projekt i veçantë pasi që pjestërët e FSK-së që punuan në këtë projekt, konkretisht drejtuesit e teknologjisë së rëndë në të njejtën kohë edhe u certifikuan.

Rregullimi i rrugës nga fshati Burrnik deri tek stanet e Gremes ishte e gjatë rreth 7.5 kilometra, ku Komuna e Ferizajt kishte financuar me rreth 30 mij euro, kryesisht furnizim me derivate. Punët për rregullimin e kësaj rruge i kanë kryer pjestarë të FSK-së, ndërsa ndërmjetësues ishte KFOR-i.
Projekti për rregullimin e rrugës Greme-Burrinik, i koduar si “Sanet 2011”, u përurua të hënën. Ruga ishte e gjatë rreth 7.5 kilometra ku investitior ishte Komuna e Ferizajt. Punët për rregullimin e kësaj rruge i kanë kryer pjestarë të FSK-së, ndërsa ndërmjetësues ishte KFOR-i