Ndërkohë, Besim Zymberi ,ushtrues detyre i kreut të Ferizajt tha se Qendra për shërbim të qytetarëve është njëra ndër projektet e katër vjetëve të fundit,në mënyrë që të rritet efikasiteti i shërbimeve në administratën komunale.”Të gjithëve na kujtohet se edhe zotimi i kryetarit Xhemaili, qysh me marrjen e mandatit të parë ka qenë në mënyrë të veçantë, rritja e efikasitet të administratës së komunës, krejt në shërbim të qytetarëve tanë. Neve na kujtohet se kur kemi ardhur këtu në fillim ne kemi pasur një shtrirje kohore shumë të gjatë për nxjerrjen e disa dokumenteve dhe ne në këtë fazë kemi arritur në momentin kur disa prej dokumenteve mund të nxirren aty për aty nëse pala e interesuar ka dokumentacionin përkatës”, tha Zymberi, duke shtuar se ky hap që po bëhet në kuadër të transparencës dhe në rritjen e efikasitetit të kryerjes së punëve.
Zymberi shtoi se në të ardhmen mbetet synim I komunës që ta avancojnë këtë punë , në mënyrë që qytetari I Ferizajt ta ketë vetëm një adresë se ku mund ta adresojë një kërkesë dhe ta ketë vetëm një adresë ku do ta marrë atë përgjigje.
Z ymberi falënderoi edhe ish-kryetarin Xhemaili për praninë e tij në këtë përurim.”Në të ardhmen mbetet synim ynë që ta avancojmë këtë punë ta shpërndajmë më të gjitha vendet e komunës ku do që janë, në mënyrë që qytetari ynë ta ketë vetëm një adresë se ku mund ta adresojë një kërkesë dhe ta ketë vetëm një adrese ku do ta merr atë përgjigje. Në këtë mënyrë unë falënderojë edhe kryetarin Xhemaili që ka gjetur kohë që të jetë afër bashkëqytetarëve në këtë moment përurimi për arsye se edhe ky ambient ka qenë pjesë e preokupimeve të tija të përditshme pjesë e angazhimeve të tija dhe në këtë moment si qytetarë i lirë i këtij vendi besoj se e meriton që të jetë me ne edhe ta falënderojë për tërë kontributin, për tërë punën që ka bërë në drejtim”, ka theksuar Zymberi.
Në anën tjetër ,edhe drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe personelit ,Vesel Zhinipotoku ,tha se kjo qendër është bërë konform përcaktimeve të Ministrisë së Pushtetit Lokal,e me të vetmin qëllim krijimin e lehtësirave për t’i shërbyer qytetarët.”Andaj edhe ne si komunë karshi këtij udhëzimi administrativ e kemi përcaktuar edhe kërkesat e I kemi përcaktuar udhëzimin se çka vërtet qyteatrë tanë do të dinë se ku të orientohen. Në këtë janë të përfaqësuara të gjitha drejtoritë e komunës ku qytetarët tanë do t’i adresojnë kërkesat dhe ankesat e tyre dhe në të njëjtën kohë është pikërisht kjo zyre e cila ata do t’i marrin përgjigjet e tyre”, tha Zhinipotoku.
Komuna e Ferizajt ka bërë sot përurimin e zyrave pritëse që tanimë janë finalizuar ,e që do të destinohen për shërbime të qytetarëve. Meqë,ky projekt kishte filluar se realizuari në qeverisjen Xhemaili,I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ish-kryetari I komunës së Ferizajt,Bajrush Xhemaili.