Mbrëmë, Palestra e Sporteve në Greme shënoi përurimin e saj me një ngjarje sportive ndërkombëtare, përmes ndeshjes së hendbollit ndërmjet KHF Ferizaj dhe VIF Handball nga Ishujt Faroe.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kupës Evropiane, garë që mbledh ekipe të shumta të hendbollit nga vende të ndryshme të Evropës, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e sportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Përurimi i palestrës me një ndeshje të këtij niveli shënon një moment të rëndësishëm për sportin në Greme dhe për komunitetin lokal, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e hendbollit.
Palestra e re pritet të shërbejë si hapësirë për zhvillimin e garave, aktivitetet sportive dhe përkrahjen e sportistëve të rinj, duke kontribuar në gjallërimin e jetës sportive në këtë zonë.