Më këtë rast nënkryetari i komunës së Ferizajt, Besim Zymberi, këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësi shumë të madhe. Ai ka thënë se sot ndjehet tejete i lumtur që po inaugurohet pjesa e parë e suksesshme e projektit të efiqincës së energjisë elektrike nëpërmjet rrjetit të ndriçimit publik në rrugën “Epopeja e Jezercit”. Ky projekt është kontribut edhe i Ministrisë së Pushtetit lokal që ka investuar në këtë projekt së bashku me komunën e Ferizajt.
“Ne sot po përurojmë pjesën e parë të këtij projekti, ndërsa pjesën tjetër do ta vazhdojmë në vitin vijues. Është i rëndësishëm ky projekt në mënyrë të veçantë për ferizajasit, sepse për herë të parë në historinë tonë, po funksionalizohet kualiteti i investimeve në projekte të ndryshme të efiqencës së energjisë. Unë besoj se ky projekt do të zhvillohet edhe në fusha të tjera jo vetëm në atë të energjisë elektrike në mënyrë që të kemi një investim shumë cilësor i cili në të ardhmen do të na kushtojë shumë pak ose fare pak”, ka thënë Zymberi.
Kompania ESC, e cila është bartëse e këtij projekti, siguroi se panelet diellore do të mundësojnë ndriçim cilësor, edhe nëse dielli nuk ngroh deri një javë rresht. Përfaqësuesi i kësaj firme Klaus Lahr ka thënë se ka thënë se ndriçimi solar është shumë i mirë për banorët e kësaj rruge.
“Këta poça elektrik marrin rreze të mjaftueshme të diellit. Edhe nëse diell nuk ka një javë rresht ato prapë se prapë do të kenë ndriçim”, ka thënë Lahr.
U bë e ditur se ndriçimi solar publik gjatë vit të ardhshëm do të bëhet edhe në pjesë të tjera të qytetit të Ferizajt gjatë viteve ë vazhdim.
Në këtë përurim mori pjesë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Besim Zymberi, drejtorë të drejtorive komunale si dhe përfaqësues të firmës ESC.