Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ka thënë se me këtë edhe një herë po dëshmohet përkushtimi i Komunës së Ferizajt që ka për politikat ambientaliste.
“Ne kemi ndërtuar shumë parqe , kemi bë po ashtu një menaxhim të mirë sa i përket edhe trajtimit të mbeturinave dhe kemi bërë hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm, por kjo me instalimi e këtyre kontejnerëve nëntokësor, gjithsesi është një hap i vogël, por i mirë dhe ne do të vazhdojmë edhe me hapa të tjerë” , ka thënë Aliu.
Kontejnerë nëntokësor pritet të vendosen në 15 vende të ndryshme në qytetin e Ferizajt.
“Kontejnerë të tillë do të vendosen në pikat më të zeza të quajtura për faktin se ka pika të til
la edhe në Ferizaj, dhe me këtë instalim ato do të zhduken dhe menaxhimi i mbeturinave do të merr rrugën e duhur për t’u menaxhuar më mirë dhe më drejt”, ka thënë Kryetari Aliu.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, me këtë rast ka falënderuar edhe USAID-in amerikan, e cila ka vlerësuar Komunën e Ferizajt, sa i përket trajtimit të mbeturinave dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ai ka thënë se projekti i kontejnerëve nëntokësor duhet të shtrihet edhe në komunat tjera të Kosovës, për faktin se është një projekt i cili kontribuon mjaft shumë në çështjen ambientaliste. Ky projekt ka kushtuar mbi 100 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me bashkëpunëtorët e tij, këtë të enjte ka bërë përurimin e kontejnerëve nëntokësor në qytetin e Ferizajt.