
Ky projekt synon dhe siguron kushte më të mira për jetës për 75, 000 qytetarët që jetojnë në Komunën e Ferizajt. Me këtë rast drejtoresha e Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në USAID, Ginka Kapitanova, ka theksuar faktin rreth 2000 mijë metra kub janë përmirësuar dhe transformuar në hapësira ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre.”Komuna e Ferizajt ka vendosur që ta shfrytëzojë shpërblimin prej 45 mijë dollarëve të dhëna nga Programi Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për parqe dhe sheshe, rrugë dhe grumbullimin e mbeturinave të ngurta, për krijimin e këtyre hapësirave të gjelbërta dhe trotuar këmbësorë”, ka thënë Kapitanova.
U bë e ditur se investimi total për projektin është 114,242.99. Komuna ka kontribuar me 69,242.99.
Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it është projekt trevjeçar që punon për të ndihmuar komunat e Kosovës, liderët dhe qytetarët e tyre për të promovuar qeverisjen e mirë. Kjo iniciativë punon ngushtë me zyrtarë komunal për të identifikuar dhe arritur rezultat kyçe sikurse që janë :qeverisja me efektive, ngritja e besimit në qeverinë, shërbime lokale më të mira, zhvillim ekonomik lokal më i fuqishëm dhe përfshirje më e madhe e rininë në çështjet qytetare. Në përgjithësi, Iniciativa për Komuna Efektive dhe Demokratike ndërmerr hapa për të bërë me transparent ofrimin e shërbimeve lokale dhe zyrtarët lokal me llogaridhënës për rezultate.
Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive dhe Komuna e Ferizaj, kanë krijuar hapësira të gjelbëruara në tri lokacione dhe një trotuare për këmbësorët në Ferizajt. Këto janë përuruar sot nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtoresha e Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në USAID, Ginka Kapitanova.