Në komunën e Ferizajt, shoqata e hendikosit ka mbajtir një debat lidhur me shqetësimet për mungesë të lëvizjes, së lirë për personat me aftësi, të kufizuara, kryetari i komunës Bajrush Xhemaili, u ka premtuar atyre ndërtimin e një ashensori në objektin e komunës, dhe do të jet perkrah tyre në kërkesat që kanë ata, ndonëse gjatë debatit pati edhe premtime tjera për disa ndryshime, të tjera pozitive, përfaqësues të organizatave që mbrojnë të drejtat e këtyre personave shprehen optimist se do të ketë vetëdijsim të shoqërisë, në përgjithësi për një kohë të shkurtër.
Ne e konsiderojnë, shumë të ndjeshme çështjen e lëvizjes së personave, me aftësi të kufizuara e pranojnë, se në këtë drejtim është bërë pak në përgjithsi. Për këtë fajtor, është edhe ligji i ndërtimit që nuk specifikon qartë obligimet për secilin person që kërkon të ndërtoj objekt me karakter publik theksoi Qazime Vata, Drejtoreshë për Urbanizëm Gjeodezi e Kadastër.
Përfaqësues të kësaj organizate, thonë se marrë në tërësi asnjë isntitucion publik, apo privat në Ferizaj, nuk i plotëson stadardet e lëvizjes, për ta dhe kjo konsiderohet një ngecje e madhe në zhvillimin e shoqërisë.
Personat me aftësi të kufizuar, as 10 vjet pas luftës, nuk kanë qasje në asnjë institcione publike, kurse në atao private viteve të fundit janë bërë disa lëvizje drejt plotësimit të kushteve elementare.
Marrë në tërësi asnjë isntitucion publik, apo privat në Ferizaj, nuk i plotëson stadardet e lëvizjes së lirë për personat me aftësi, të kufizuara