Përmbyllnim projektin e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane “Mbështetje në Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë”
26/01/2023 08:49
Kënaqësi e veçantë që me prezencën e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Udhëheqësit për Bashkëpunim të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek, Drejtorit të GIZ në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, David Oberhuber dhe Stefan Mager, Menaxher i Projektit nga GIZ, të përmbyllnim projektin e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane “Mbështetje në Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë” dhe perspektiva e menaxhimit të mbetjeve në vend, ku në emër të Komunave të Kosovës, falënderova donatorët që me këtë projekt i dhanë shumë komunave, cilësisht për të bërë menaxhimin më të mirë të mbetjeve në të ardhmen.