
Aty ata janë përkulur para sakrificës sublime të dëshmorëve, duke thënë se kjo ditë reflekton momente gëzimi e krenarie.
Duke e kujtuar këtë ditë, Kemajl Bislimi, familjar i dëshmorit, Rexhep Bislimi, tha se kjo ditë shënon sublimimin e një përpjekjeje shumë shekullore të brezave të tërë që rezultoi me shpalljen e pavarësisë.
“Më kujtohet si sot para dhjetë viteshe kur nëna para televizorit priste momentin e konfirmimit që të shpallet Pavarësia e Kosovës. Mendoja se si ajo bijë e dëshmorit para vetit kishte dy fëmijët e Rexhës, po ashtu fëmijë të dëshmorit. Ishte një moment kur reflektoi dhe thosha se ajo gjatë tërë periudhës së vet nuk ka guxuar ta kujtoi e as ta përmend babain e saj si dëshmorë, kurse vetë fëmijët e saj sot po e prisnin atë mund dhe përpjekje të babait të tyre që kulmoi me Pavarësinë e Kosovës. E sot pas dhjetë vjetëve ne shohim të arritura të shumta që shpresojmë që do të marrin trajta të shtetndërtimit dhe prosperimit” theksoi Bislimi.
Në anën tjetër edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve(SHFD) Gafurr Bytyqi, tha se këtë ditë më mirë se çdokush tjetër e përjetojnë baballarët e dëshmorëve.
” E përjetojnë për ata se djemtë e tyre shkuan në përjetësi pikërisht për të ardhur tek kjo ditë kështu. Nëse gjykojmë në kontekst me kohën dhe hapësirën kurrë Kosova më mirë nuk ka qenë. Kjo është e vërteta e jo e atyre që shohin çdo gjë zi” theksoi Gafurr Bytyqi.
Gjatë ditës manifestimet për shënimin e kësaj dite kanë vazhduar edhe me një akademi solemne , ndërsa në mbrëmje është paraparë që të mbahet edhe gala koncert në Teatrin “Adriana”.