Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të dr. Shaban Hashanit, në teatrin profesionist” Adriana” në Ferizaj, është mbajtur akademi përkujtimore në të cilin merrni pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, deputet të Kuvendit të Kosovës, drejtues të ministrisë së Arsimit si dhe mysafirë të tjerë. Në këtë akademi përkujtimore kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, është shprehur se të flasësh për personalitetin e dr. Shaban Hashanit, në përvjetorin e parë të shkuarjes së tij në amshim, do të thotë të ndjehesh i frymëzuar nga vazhdimësia e madhështisë së veprës së tij, burimi i së cilës ishte modestia e e virtytshme, e brumosur nga disiplina elegante e profilit të tij prej shkencëtari, atdhetari, veprimtari, prindi, bashkëshorti e mësuesi.”Dr Shaban Hashani, ishte i vetëdijshëm se i takonte brezit, i cili, jetonte në një epokë-vorbull, prej së cilës duhej nxjerrë me urtësi, por edhe me vendosmëri, harmonia misionare e konceptit të lirisë. Nuk ka qenë aspak e lehtë, që në atë epokë, të mbetesh i rreshtuar gjithmonë drejtë, i motivuar dhe motivues për të tjerët. Urtësia, thellësia e të gjykuarit, njohja e gjithanshme dhe e thellë e proceseve, gatishmëria për të qenë pjesë aktive e veprimeve, deri në guximin për të qenë edhe në ballë të tyre, ishin virtyte të veçanta të bacit Shaban, të cilat i dhanë epitetin e një ikoneje ferizajase, me rrezatim dinjitoz në përmasa gjithëkombëtare dhe më gjerë”, ka thënë Xhemaili, ndërsa ka shtuar se profili i tij shumëdimensional, krijon detyrimisht obligim për një qasje skencore shumëdimensionale ndaj personalitetit dhe veprës së tij gjurmëlënëse.”Veprimtaria e tij atdhetare-politike, shkencore e arsimore, profesionale e humane, janë të mjaftueshmë që brezat e shkuar me ata që do të vijnë, të prekin historinë e vetëdijesimit të tyre për vlerat e lirisë, paqes, drejtësisë e humanizmit”, tha Xhemaili.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, më tej ka shtuar se ndonëse që një vjet nuk e kemi në mesin tonë, na bëhet sikur ai është këtu dhe na vështron me atë qetësinë e tij të urtë. Në këtë akademi përkujtimore morri pjesë edhe Ilajz Ramjali, kryetar i kuvendit të Republikës së Kosovës në vitin 1990. Ai në këtë akademi përkujtimore ka falënderuar të gjithë që janë përkujdesur për këtë akademi.”Shaban Hashani ishte delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përbërjen e vitit 1990,tash ka kaluar një vjet që nga vdekja e dr. Hashanit, ai më tepër i ka munguar familjes së tij, si burrë dhe baba, por na ka munguar edhe neve si shok dhe mik”, ka thënë Ramajali.
Momente me dr. Shaban Hashanin, ka kujtuar edhe Liman Rushiti. Të pranishmit në këtë akademi përkujtimore i ka përshëndetur edhe zv.ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Nehat Mustafa. Ai ka propozuar që gjimnazi i shkencave shoqërore në Ferizaj, të pagëzohet me emrin e dr. Shaban Hashanit.
Ndërsa familjarët dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari. Rrahman Hashani, nga kjo familje ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore. Po ashtu janë bërë edhe homazhe tek varri i të ndjerit Dr. Shaban Hashanit.
Dr Shaban Hashani, ishte i vetëdijshëm se i takonte brezit, i cili, jetonte në një epokë-vorbull, prej së cilës duhej nxjerrë me urtësi, por edhe me vendosmëri, harmonia misionare e konceptit të lirisë.