Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe në vendin e rënies së tyre, kanë filluar aktivitete për shënimin e përvjetorit të rënës heroike të dëshmorëve Driton Islami –Toni dhe Sadik Bega –Murtaja.
Në këtë aktivitete mori pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, i shoqëruar edhe nga drejtorët e Drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike, bashkëluftëtarë si dhe struktura të tjera udhëheqë.
Në akademinë përkujtimore e cila është mbajtur në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizajt, udhëheqës të luftës kanë folur me pietet për dëshmorët e kombit.
Ndërsa nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, është shprehur se falë gjakut të tyre të derdhur në sot po e festojmë këtë liri.
“Sot është një ditë kur kujtojmë dy dëshmorët e rënë në fshatin Slivovë, por edhe dëshmorët e tjerë, por veçanërisht sot është një ditë kur familjarët dhe të gjithë ne e ndajmë dhembjen dhe krenarinë në të njëjtën kohë, për ata që sot nuk janë në mesin tonë, por jemi krenar që patëm djem të tillë dhe veçanërisht në gjithë Kosovën, që dhanë gjithçka që patëm për lirinë që sot ne e gëzojmë”, ka thënë Zariqi.
Pranë varreve të dëshmorëve janë vënë kurora të freskëta me lule.
Këtë të premte me një akademi përkujtimore në 15 vjetorin e rënies së tyre janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Driton Islami –Toni dhe Sadik Bega –Murtaja.