Sot u shënua përvjetori i rënies së dy dëshmorëve të kombit të komunës së Ferizajt ,Naim Bekës dhe Agim Matoshit,që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,të cilët u vranë pas clirimit të vendit duke i kontribuuar kështu cështjes kombëtare.Në këtë përvjetor familjarë,struktura udhëheqëse të vendit,nxënës dhe qytetarë të të tjerë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj që sot të nderojnë kontributin për liri të dëshmorëve të rënë.I ati i dëshmorit Abaz Matoshi,babai i dëshmorit Agim Matoshi sot ndjehej krenar për të birin e tij që duke dhënë jetën u bë hero i vendit.
Në anën tjetër ,edhe Gafurr Bytyci,kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në komunën e Ferizajt,në përvjetorin e rënies së dy dëshmorëve të kësaj komune,ka folur për sakrificat e tyre gjatë luftës së fundit,vetëm e vëtëm që vendi të marrë fryëmë lirshëm.Për të nderuar dëshmorët e kombit Naim Beka dhe Agim Matoshi ,pranë pllakave përkujtimore të tyre u vendosën edhe lule.
Homazhe në varrezat e dësmorëve kanë bërë qytetarë të shumtë, ne mesine tyre edhe zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik Ramdan Hasani dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica.