Qindra bashkëfshatarë , përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur sot për të përkujtuar 15 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe. Familjarë të viktimave me dhembje kujtojnë datën 3 Prill te vitit 1999 kur fshati u sulmua nga disa anë dhe pësoi dëme të mëdha nga luftimet që zhvilloheshin.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka thënë se vepra e të rënëve në luftë nuk matet me asgjë dhe përkulja e respekti duhet të jetë i përhershëm. Ai po ashtu ka thënë se institucionet lokale dhe qendrore duhet të kenë në fokus nevojat e këtyre lokaliteteve sepse ato dhanë shumë për të gëzuar lirinë e sotme.
Fshati Gaçkë i komunës së Ferizajt numëron rreth 300 shtëpi me rreth 2 mijë e 300 banorë te cilët përbëjnë në resurs të kënaqshëm natyror material e njerëzor për zhvillimin e komunës por sipas përgjegjësve të fshatit ende nuk ka inkuadrim të mjaftueshëm të gjithë këtij potenciali në ndërtimin e shtetit.
Qindra bashkëfshatarë , përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur sot për të përkujtuar 15 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe.