Në ditën e rënies heroike në altarin e lirisë të dëshmorit të parë të UÇK-së në Komunën e Ferizajt, Nazmi Ukësmajli, datë kjo që shënon edhe Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së përkujtuam e nderuam sakrificën sublime, heroizmin e pashoq të dëshmorëve e luftëtarëve të lirisë për lirinë e Kosovës.
Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Nderim e respekt, luftëtarëve të lirisë – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj!