Organizata “ Handikos” bashkë me organizatën KMOP janë duke implementuar pilot-projektin “ Mbështetje dhe përkujdesje e integruar për persona të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta në Kosovë”.
Në një sesion të organizuar në Ferizaj, drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi tha se shërbimet sociale për këto kategori duhet të vazhdojnë në të njëjtin trend edhe pas përfundimit të projekteve.
Menaxherja e Handikos-it në Ferizaj, Xhemile Murseli, theksoi se në Ferizaj rreth 70 persona po marrin shërbime sociale nëpërmjet këtij projekti.
Përmes këtij projekti partnerët kanë themeluar dhe operojnë me dy Qendra të përkujdesit ditor në qendrat ekzistuese të Handikos-it në Prishtinë dhe Ferizaj. Përfitues të projektit thonë se qendrat ofrojnë mbështetje gjithëpërfshirëse.
Projekti po mbështetet edhe nga qeveria lokale. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa nënvizoi se objekti i Komunës, shumë shpejt do ta ketë ashensorin për persona me nevoja të veçanta.
Projekti “Mbështetje dhe përkujdesje e integruar për persona të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar në Kosovë” po financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. I nisur në tetor të vitit 2012, pilot-projekti do të përfundojë deri në tetor të 2014-ës.
Organizata “ Handikos” bashkë me organizatën KMOP janë duke implementuar pilot-projektin “ Mbështetje dhe përkujdesje e integruar për persona të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta në Kosovë”.