Banorët e këtyre fshatrave, nga drejtorët e Drejtorive komunale janë njoftuar lidhur me hartimin e projektbuxhetit për vitin 2016-2018, si dhe për buxhetin e Komunës së Ferizajt për vitin 2016.
Banorët e këtyre lagjeve, me këtë rast kanë kërkuar që në këtë buxhet të hynë disa projekte të cilat janë jetike për ta. Ata kërkuan në fshatin Komogllave të ndërtohet shkolla e re, për shkak se numri i nxënësve është tejet i madh, rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për shkak se turbullimit të ujit, rregullimin e kanalizimit në disa lagje si dhe projekte të tjera të cilat janë të domosdoshme për ta.
Ndërkaq në takimin tjetër konusltative të mbajtur në shkollën fillore “Ramadan Rexhepi” në Sojeve me banorët e fshatrave:Bibaj, Sojeve, Fshati i Vjetër, Zllatar dhe Dardani, kërkuan që të kenë një infrastrukturë më të rregulluar si rrugën, por edhe projekte të tjera të cilat janë të domosdoshme për ta.
Komuna e Ferizajt, këto takime konsultative i ka organizuar me qëllim të vet që këto takime të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve për hartimin sa më cilësor të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt dhe do të jetë mundësi që vet qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre.
Në shkollën fillore “Besim Rexhepi” në Komogllavë, është mbajtur takimi i fundit konsultativ me banorët e fshatrave: Nikadin, Varosh, Gërlicë dhe Komogllavë.