Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, si dhe punonjës nga KRM “Pastërtia” punëtori kjo ku u bënë analizat e kompozimit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt duke u ndarë në 4 zona banimi si:
– Zona 1: zona banimi (blloqe/apartamente), pa kopsht
– Zona 2: shtëpi e vetme me kopsht
– Zona 3: zona tregtare dhe
– Zona 4 zona të përziera (zona banimi dhe komerciale)
Gjithashtu në vazhdim do të jenë edhe faza e tretë dhe katërt, konkretisht analiza e kompostimit të menagjimit të mbeturinave për sezonën pranverore dhe verore.