Zyra Qendrore e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë veqse ka filluar angazhimin e saj për regjistrim të popullsisë i cili do të bëhet nga 1 prilli deri më 15 prill. Në kuadër të saj janë themeluar edhe komisionet komunale. Komisioni komunal i regjistrimit në Ferizaj përbëhet nga 9 antarë përfshirë këtu edhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemailin i cili është kryetar i këtij komisioni. Bashkim Hyseni, drejtor komunal njëkohësisht edhe antarë i komisionit ka thënë se regjistrimi nënkupton angazhim të strukturave të caktuar për t’a përfunduar regjistrimin e popullsisë me mjetet që disponon dhe është i ndarë në dy faza sipas regjionalizimit përkatësisht të qarqeve që janë bërë. Por për të bërë regjistrimin e popullsisë, duket të përzgjidheshin edhe persona për t’a bërë këtë përveq komisionit komual të regjistrimit dhe mbikqyrjes që bëhet nga zyra qendrore dhe Enti i Statistikave të Kosovës përzgjidhen edhe kontrollorët dhe regjistruesit. Konkursi për kontrollorë të cilin e ka hapur dhe menagjuar komisioni komunal tanimë është mbyllur, por për 50 vende pune kanë aplikuar gjithësej 450 kandidatë, në të cilin kriter ishte kualifikimi i lartë. “Në kuadër të këtij, ju informoj që i kemi mbi 200 aplikues të diplomuar në kualifikim të lartë përzgjedhja e të cilëve pritet të bëhet javën që vjen”, ka thënë Hyseni duke bërë të ditur se me vet faktin që janë mbi 200 të diplomuar në krahasim me 50 sa do të pranohen do të jetë paksa vështirë por se ata që janë të punësuar diku tjetër nuk do të pranohen.
Para dy ditë u bë e ditur se është hapur edhe konkursi për regjistrues, ku parashihet të punësohen gjithësej 294 regjistrues në nivel të komunës.
Konkursi për regjitrues do të jetë i hapur deri me 4 mars dhe menjëherë pas mbylljes së konkursit do të fillojnë përgatitjet për obligimet e tjera.
Bashkim Hyseni, antarë i komisionit ka thënë se regjistrimi nënkupton angazhim të strukturave të caktuar për t’a përfunduar regjistrimin e popullsisë me mjetet që disponon dhe është i ndarë në dy faza sipas regjionalizimit përkatësisht të qarqeve që janë bërë.