Drejtori i drejtorisë së emergjencës Fatmir Azizi, se bashku me atë të infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe drejtorin e kompanisë së ujit “Bifurkacioni” që nga mbrëmë kanë qëndruar në teren, për t’ju dal në ndihmë banorëve të fshatit Sojeve pas reshjeve të mëdha të shiut. Sipas tij dëmet nuk kanë qenë të mëdha sepse kjo drejtori ka bërë me kohë të gjitha intervenimet e duhura.
“Nga reshjet e shiut nuk ka pasur dëme aq sa kemi pritur për shkak se masat i kemi marr qysh ma herët duke bërë kështu pastrimin e lumejeve gjatë këtij viti si në fshatrat Tërrn, Balaj, të Ura e Dudit, Nikadin, Doganaj dhe në Pleshinë”, është shprehur drejtori Azizi, duke shtuar se problemi më i madh ka qenë në fshatin Sojevë ku është bërë edhe ndalimi i qarkullimit të komunikacionit në magjistralen Ferizaj-Gjilan deri në orët e mëngjesit të ditës së sotme.
“Kemi intervenu së bashku më zjarrfikësit dhe kompaninë “Bifurkacioni”, ku kemi bërë hapjen e kanaleve, bile është dashur të intervenohet edhe në oborret e njerëzve dhe janë evituar të gjitha problemet. Ka disa raste ku uji është future në bodrume, ekipet janë në teren dhe po verifikojnë çdo detaj për ditën djeshme”, tha Azizi.
U bë e ditur se kjo drejtori gjatë këtij viti ka bërë edhe punë të tjera, si largimin e deponive te egra të cilat ishin të krijuara , siç ishte ajo në fshatin Sojeve, Zaskok, dhe Varosh. Po ashtu u tha se është bërë edhe krasitja e pemëve në qendër të qytetit, mbjellja e luleve të ndryshme, nëpër hapësirat e gjelbëruara, si dhe është bërë edhe vendosja e aparaturave të ndryshme ne qytetit për largimin e korbave. U bë e ditur se vendosja e këtyre aparaturave do të bëhet edhe në vitin 2015, si dhe vendosja e kamerave ne hyrje e daljet e qytetit.
Në kuadër të kësaj drejtorie janë kryer edhe shumë punë të tjera, duke u përmendur këtu shënjëzimin e rrugëve të qytetit dhe vendosjen e sinjalizimit, ndërkaq ekipi i zjarrfikësve ka kryer mbi 300 intervenime këtë vit.
Ekipet e drejtorisë së emergjencës në Ferizajt, vazhdojnë të jenë në teren për të vëzhguar nga afër dëmet që janë shkaktuar nga shiu i ditës së djeshme.