Pasioni për ngjitjen majave më të larta në botë, është ajo që shquan grupin e alpinistëve që mirëprita sot, të përbërë nga Abdurrahim Haxhidema, Besnik Reka, Adil Dullovi, Besjan Çerkini, Kushtrim Ilazi të cilët së fundmi ngjitën majën Kilimanxharo, më të lartën në kontinentin afrikan e ndër më të lartën në gjithë globin. Kënaqësi e veçantë, të bashkëbisedojmë e të dëgjoj përvojat e këtij udhëtimi të veçantë.