Në këtë park janë vendosur mbi 50 drita të ndriçimit publik që do të shërbejnë për këtë hapësirë të gjelbëruar.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe për të gjithë qytetarët.
“Është një projekt është bërë me shumë përpikëri, ku të gjitha stazat shëtitëse me një gjatësi prej 2 kilimotersha, janë bërë me ndriçim publik, që do të t’ju mundësojë mundësojnë qytetarëve tanë që për nevojat e tyre shëndetësore, por edhe për të gjithë qytetarët tjerë që shfrytëzojnë këto bukuri natyrore, duke shëtitur lirshëm si në orët e hershme të mëngjesit ashtu edhe në mbrëmje”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ai më këtë rast ka falënderuar edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe ka pastruar këtë teren nga mjetet e rrezikshme të cilat kanë qenë në këtë park.
Edhe qytetarët ferizajas, ndriçimin e këtij parku e kanë mirëpritur mjaft mirë. Ata thanë se një park të tillë e lakmojnë të gjitha qytet tjera të Kosovës.
Projekti i ndriçimit publik, Komunës së Ferizajt, i ka kushtuar rreth 13 mijë euro. U bë e ditur se dy herë në ditë edhe brigada e zjarrfikëse do të patrullojë hapësirën prej 52 hektarësh, po ashtu parku do të jetë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë si dhe nga Policia e Kosovës.
Këtë të premte tek Parku “Liria” u bë përurimi i ndriçimit publik.