Me mbështetjen e Komunës, përkatësisht Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, u mbajt sot Panairi i Bizneseve Artizanale në Ferizaj, ngjarje kjo ku dhjetëra biznese u paraqitën me produktet e tyre të cilat u mirëpritën nga qytetarë të shumtë.
Bashkë me drejtorin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, Balton Dërguti, vizituam këto biznese pjesëmarrëse në Panair për t’i përgëzuar për punën e për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë për veprimtarinë e tyre, ku numërojmë qindra biznese që kemi mbështetur me pajisje e grante të ndryshme, për të vijuar kjo mbështetje edhe gjatë vitit 2025.