Zhinipotoku në të njëjtën kohë ka ushtruar kallëzim penal ndaj LDK-së, përkatësisht Faik Graincës, për siç ka thënë shpifjet e tija ala gebelsiane.
"Në deklaratën e tij, Grainca ka lansuar një të pavërtetë se unë paskam shantazhuar votuesit në fshatin Cërnillë, gjë që nuk është e vërtetë. Prandaj u bëj thirrje organeve të drejtësisë në momentin e procedimit të padisë sime private, t’i zhvillojë aktivitetet e nevojshme që kanë të bëjnë me këtë rast dhe nga të cilat besoj fuqishëm se do të vërtetohet pastërtia ime personale, familjare dhe profesionale dhe në të njëjtën kohë të pavërtetat dhe dezinformatat që i ka lanosuar në konferencën për shtyp" ka thënë Zhinipotoku.
Zyrtarë komunal të Ferizajt kanë thënë se nga konfrenca për shtyp e PDK-së e mbajtur të shtunën e kaluar, ka qenë vetëm një observim mbi zgjedhjet e përfaqësuesve të fshatrave, në të cilën është thënë se në bazë të presioneve dhe në kuptimin e opinioneve që janë marrë nga shoqëria civile, për shkak të afatit të shkurtër deri në zgjedhjet loklae, që ky proces të ndërpritet.
"Në të njëjtën kohë ju informojmë se si parti në pushtet nuk kemi frikë nga mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të fshtarave, prandaj konfirmojmë se ato do të vazhdojnë, sipas interesimit që shprehin fshatrat dhe zonat urbane në këtë rast" ka pohuar Zhinipotoku, ndërsa ka përkujtuar se nga 29 fshatra në sa janë mbajtur zgjedhjet, kandidatët e PDK-së kanë fituar në 16 fshatra, ndërsa ata të LDK-së në 10 fshatra.
Zyrtarët komunal kanë thënë se në asnjë rast nuk është shkelur rregullorja komunale. Zhinpotoku ndërkaq ka thënë se synim i kryetarit të komunës dhe admnisitratës komunale ka qenë që të fitojnë kandidatët me autoritet pavarësisht përkatësisë politike dhe ata të jenë një urë lidhës mes komunitetit dhe institucioneve.
Vesel Zhinipotoku, ish drejtori i Administratës Komunale, tash drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka hedhur poshtë deklarimet e nënkryetarit të LDK-së, Faik Grainca, i cili të hënën në një konfrencë shtypi kishte deklaruar se drejtori Zhinipotiku ka shantazhaur banorët e fshatit Cërnillë më rastin e zgjedhjeve për kryetar të këtij fshati.