Misioni i OSBE-së në Kosovës, Qendra Rajonale në Gjilan, gjatë ditës së hënë ka organizuar një punëtori për protokoll komunal, ku përveç komunës së Ferizajt, në këtë punëtori merrnin pjesë edhe zyrtarë nga komunat tjera si ajo e Gjilanit, Kamenicës, Parteshit, Kaçanikut, Vitisë, Shtërpcës, por edhe të Komunës së Novobërdës. Këtë punëtori e ka mbajtur drejtori i OSBE-së për rajonin e Gjilanit Uluriche Biffar ku ka vlerësuar se ky trajnim është më se i domosdoshme që të mbahet për të gjithë zyrtarët që kanë marrëdhënie me publikun. Kjo ishte punëtoria e parë e këtij lloji që është mbajtur në Gjilan për zyrtarët e komunave. Në këtë trajnim përveç Komunës së Ferizajt, merrnin pjesë edhe Komunat tjera si ajo e Gjilanit, Kamenicës, Parteshit, Kaçanikut, Vitisë, Shtërpcës, por edhe të Komunës së Novobërdës.