Ky trajnim ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të akterëve në luftë kundër trafikimit dhe të ofruesve të shërbimeve duke përfshirë policinë, punëtorët social, inspektorët e tregut, sanitarë, mbrojtësit e viktimave dhe shoqërinë civile për të identifikuar, referuar dhe asistuar viktimat e trafikimit. Sipas Vjollca Krasniqit , koordinatorë e njësisë komunale e të drejtave të njeriut, ky trajnim ka qenë i një rëndësi të madhe për ngritjen e kapaciteteve njerëzore.”Në aspektin sociologjik, ky fenomen duhet luftuar dhe duhet të mbrohen viktimat me mekanizmat mbrojtës institucional dhe viktimat e trafikuara. Është obligim human, njerëzor dhe institucional për t’i risocializuar në shoqëri.Trafikimi si fenomen është shkelja më e rëndë e të drejtave të njeriut”,ka thënë Krasniqi, ndërsa ka shtuar se në bazë të statistikave zyrtare ka rënie të viktimave të trafikuara.”Gjatë vitit 2001 kanë qenë 172 raste të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa gjatë vitit 2010 kanë qenë vetëm 39 raste. Por brengosëse është fakti se 39 viktimat që janë gjatë vitit 2010 janë me origjinë nga Kosova, për dallim nga shifrat e viteve të mëparëshme”, tha Vjollca Krasniqi, nga njësia komunale për të drejtat e njeriut.
Procedurat Standarde Operative janë një përmbledhje e udhëzimeve dhe procedurave që duhet të zbatohen kur kanë të bëjë me viktimat e trafikimit nga vendi dhe të huaja. Edhe pse dokumenti ishte miratuar në vitin 2008, shumë akterë në luftë kundër trafikimit dhe ofrues të shërbimeve nuk janë trajnuar se si të zbatohet dokumenti.
Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga policia, shërbimet sociale, inspektoratet dhe shoqëria civile. Trajnimin është mbajtur nga trajnues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, policia, Ministria e Drejtësisë,Prokurori special i Kosovës, Ministria e Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Trajnime do të mbahet edhe gjatë ditës së nesërme.
Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar një trajnim dy ditor për Procedurat Standarde Operative për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në Ferizaj.