Si pjesë e Seksionit për Qeverisje Lokale Mbështetje e projektit – dialogut lokal për ushtrimin efikas të kompetencave komunale, ekipi komunal i OSBE-se Ferizaj, ka mbështetur Drejtorinë komunale të Ekonomisë dhe Financave të organizojë një punëtori komunale mbi përgatitjen e procesit buxhetor në komunën e Ferizajt, e cila u ndoq nga njëzet pjesëmarrës, duke përfshirë kryetarin, drejtorët, minoritetet, shoqërinë civile dhe përfaqësues të medias. Drejtori i financave njoftoi të pranishmit për procesin dhe detyrimet e tyre në lidhje me shqyrtimin, konsultimin publik dhe miratimin e kornizës buxhetore afatmesme 2013-2015 e cila u përcoll nga një shkëmbim i gjallë i pikëpamjeve për procesin buxhetor të Ferizajt. Të gjithë pjesëmarrësit falënderuan OSBE-në për iniciativën e saj në lehtësimin e kësaj ngjarjeje.
Kjo iniciativë është vlerësuar lartë nga të pranishmit.