Me këtë rast, kryetari Muharrem Svarqa, i ka përgëzuar këta nxënës, duke thënë se qyteti i Ferizajt, duhet të mburret me talent të tillë.
Ai po ashtu ka thënë se si Komunë e Ferizajt, do të mundohet që në kuadër të të gjitha mundësive do t’i përkrahë talent të tillë të cilët sjellin rezultat në qytetin tonë.
Ndërkaq nxënësit në këtë takim kanë thënë se do të vazhdojnë që të punojë në këtë ritëm që kanë pasur deri më tash.
Organizatorë i kuizit Evropa 2014, është Bashkimi Evropian i udhëhequr nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar.Në këtë kuis kanë marrë pjesë 32 shkolla nga gjithë Republika e Kosovës.
Më 2 Prill 2014, në Radio Televizionin e Kosovës u mbajt finalja e Kuizit Evropa 2014. Finalistët e këtij edicioni ishin shkolla “Tefik Çanga” nga Ferizaji dhe shkolla “Mihal Grameno” nga Fushë Kosova, ku fitues të kuizit dolën shkolla “Tefik Çanga” nga Ferizaj.
U bë e ditur se këta nxënës do vizitojnë Lublanën eSllovenisë, pastaj do të vizitojnë Frankfurtin dhe Berlinin në Gjermani, Parisin në Francë dhe së fundi do të jenë mysafir në Bruksel në selinë e BE.
Këtë të martë, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim drejtoreshën e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, Ganimete Konjufca së bashku me nxënësit Uresa Ahmetin, Drilon Sadiku, Çlirim Kurtaliqi, Selema Buzhala dhe Lorika Abazin, nxënës këta fitues të kuzin Evropa 2014, që është mbajtur në Radio Televizionin e Kosovës, ku fituan nga shkolla “Mihal Grameno” nga Fushë Kosova.