Nxënësit e Shkollës Fillore Skënderbeu’’ të Jezercit Vizitojnë kampin e Kforit Grek
11/10/2010 00:00
Kfori grek në Ferizajt, ishte sot mikpritës i nxënësve të dy shkollave fillore. Nxënësit e njërës shkollë ishin të asaj "Skënderbeu" të Jezercit, kurse nxënësit tjerë ishin të shkollës "Dituria" të fshatit po ashtu malor-Strazhë të Kaçanikut. I pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe mediumet lokale të Ferizajt. Grekët bënë një pritje të shkëlqyeshme për mysafirë. Nxënësit vizituan kazermën e nuk munguan edhe lojërat sportive në poligonin e kësaj bazë ushtarake, siç ishin lojërat në basketboll e volejboll. Udhëheqësit e kampit thanë se janë shumë të lumtur për vizitën e nxënësve dhe për faktin që po krijojnë miçë e shokë të ri në Kosovë. Për mikpritje falënderoi edhe i pari i Ferizajt z. Xhemaili, si de drejtori i shkollës "Skënderbeu", Burim Ukëzmajli dhe përgjegjësi i shkollës së Strazës Hysen Lika.Kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili tha se isha k’tu ta përshëndes, ketë vizitë të shollës, dhe këtë nismë të Kforit, është një nismë e mirë sepse njihen nxënësit me Kforin, dhe me ambientin që me siguri është shumë interesante për ta, dhe vërtete Kfori grek po bën shumë punë të mëdha këtu edhe në aspektin humanitar . Komandanti i KFOR-it grek, kolonel Jorgos Chatzitheofanou, theksoi se sot është dita më e lumtur e imja prej se jam këtu në Ferizaj, dhe ndjehem shumë i privilegjuar që sot kam për vizitë këta fëmijë.