Shkolla fillore e mesme e ulët “Jeta e Re” në Greme, do të bëhet me tabela digjitale dhe kabinet të informatikës.
Kështu u vendos sonte në mënyrë unanime nga vet banorët e këtij lokaliteti.
Në hapjen e procesit të votimit për projektet të cilat i propozuan ditë më parë, banorët e këtij fshati ka marrë pjesë drejtorja e financave Sebahate Ajeti- Sadiku. Ajo ka thënë se ky projekt kap shumën 40 mijë euro dhe do të realizohet vitin e ardhshëm.
Ky projekt është bërë nga Komuna e Ferizajt, përmes projektit “Kontrata Sociale” në bashkëpunim me USAID-in Amerikan në kuadër të buxhetinit me pjesëmarrje për vitin 2024.