
Drejtori Berisha , më këtë rast ka potencuar faktin se në shkollën e fshatin Burrnik, mësimi nuk mund të zhvillohet ashtu siç duhet. “Këtu është një ambient tepër i mirëpritur për vizitorët , po e keqja është që nxënës ka shumë pak dhe klasët që kombinohen në rrafshin pedagogjik po them janë klasë të dështuara. Por megjithatë ne jemi të detyruar që edhe këtë formë të punës ta përfaqësojmë në mënyrë që nxënësit të mos mbesin analfabet”ka thënë Berisha .
Ndërkaq , mësuesi Milaim Hashani , është shprehur se këto libra kanë qenë më se të nevojshme, për këtë kohë .”Vërtet tashmë është koha e pushimeve dhe nxënësit duhet ta shfryëzojnë këtë pushim duke lexuar. Ne falenderojmë shumë drejtuesit komunal për librat e dhuruara” ka thënë Hashani.
Edhe nxënësit janë shprehur të kënaqur që morrën lektyrat e tyre shkollore për të lexuar.
Drejtues të drejtorisë komunale të Arsimit në Ferizaj, këtë të martë morrën rrugë për në fshatin Burrnik , për të dhuruar disa ekzemplarë të librave nxënësve burrnikas.