Me këtë rast nxënësit shqiptarë, rom, ashkali, egjiptas, por edhe nga komuniteti serb, vizituan Xhaminë e Sinan Pashës, Kishën Ortodokes Serbe, Katedralen e Shën Gjergjit dhe Katedralen Katolike Romake të Zonjës së Ndihmës së Përgjithshme.Kjo vizitë u organizua dhe u mbështet nga Departamenti për të Drejta të Njeriut dhe Komunitetet, Sektori për Pronë Trashëgimi Kulturore dhe Dialog Ndërfetar-Misioni i OSCES-së, Zyra Regjionale Gjilan, në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë-Komuna e Ferizajt dhe Drejtorinë e Arsimit.