Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast ka thënë se edhe kjo mbrëmje po mbahen në shenjë falënderimi dhe respekti për ju që me vite të tëra keni kontribuar në sferën e edukimit dhe arsimit të gjeneratave të reja.
Ai ka thënë se tashmë jemi në një fazë të konsolidimit të shtetit tonë, të procesit tonë integrues euroatlantik, por pavarësisht nga rrethanat tjera dhe sukseset tjera të ballafaqimeve tjera që kemi si shtet, fokusimi do të vazhdon të mbetet investimi i fuqishëm në edukim. Thaçi ka thënë se çkado që të bëjnë si institucion qendror dhe lokal për mësimdhënësit është pak, kur kanë parasysh sakrificën e madhe që kanë treguar.
“Kosova është në momente të rëndësishme, momente këto që të gjithë ne i kemi pritur dhe të gjithë ne kemi investuar, por investimi më i madh është i juaji, është një investimi në edukim dhe arsimi, duke përcjellur gjenerata të tëra, ju jeni ata që nuk jeni ndalur kurrë, ju jeni ata që keni investuar në arsim, ju jeni ata që keni mbajtur gjallë arsimin”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se përkrahja e Qeverisë së Kosovës për mësimdhënësit do të vazhdojë ende.
Ndërsa, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gjithmonë janë përpjekur që të harmonizojnë politikat e qeverisë qindore dhe asaj lokale për një arsimim shumë më cilësor.
“Edhe mësimdhënësit e komunës sonë e kanë kuptuar tashmë se nën udhëheqjen tuaj arsimi, edukimi është prioritet për neve. Ne jemi përpjekur në vazhdimësi që ta harmonizojmë politikat tuaja qendrore me ato lokale ku arsimi dhe arsimimit i është dhënë hapësira kryesore në përmirësimin e kushteve të punës, kushteve të jetës dhe në përmirësimin e kushteve të edukimit që e ardhmja jonë të jetë shumë e sigurt, shumë më cilësore dhe te jemi konkurrent serioz në raport me të tjerët”, ka thënë Aliu
.
Mësimdhënësit ferizajas në këtë mbrëmje i ka përshëndetur edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, duke theksuar se takime të tilla janë shumë të rëndësishme.
Mësimdhënësit e Komunës së Ferizajt, edhe kësaj radhe ishin mbledhur së bashku në restorant ”Redoni “, në një darkë të organizuar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.