Njoftohen qytetarët se për rritjen eventuale të çmimeve për produktet në veprimtari afariste, supermarkete, barnatore e të tjera mund të lajmërojnë në numrin pa pagesë 0800 80 800.
Kurse për ndryshime të çmimeve nga raftet ku është ekspozuar artikulli/produkti, në arkë, mund të kontaktohet Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorëve në këtë numër +383 44 444 183, ku Inspektorati i Komunës do të veproj menjëherë.