Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Këshilli Organizativ i shënimit të 30 vjetorit jubilar të Demonstratave të vitit 1981, organizon manifestimin “30 vjet – Pranvera Shqiptare `81”. Manifestimi do të mbahet më datë 1 prill 2011 dhe do të jenë këto aktivitete:
Ora 8:00 Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës, ora e parë mësimore do t`u kushtohet Demonstratave të Pranverës Shqiptare `81;
Ora 10:00 Do të filloje marshuta e pjesëmarrësve të manifestimit, nga oborri i shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani”. Në marshutë pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve e nxënësve;
Ora 10:30: Në ballinën e Orëkullës Shqiptare, në parkun e qytetit (prapa postës), do të zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar Pranverës Shqiptare `81; Po ashtu, do të vendosen lule të pllakat përkujtimore të dëshmorëve të demonstratave të vitit `81;
Ora 11:00: Marshuta do të vazhdoje deri të varrezat e dëshmorëve të UCK-së ku do të bëhen homazhe;
Ora 11:30: Në oborrin e sallës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, do të mbahet Krosi Komunal i nxënësve, me pjesëmarrje të nxënësve të shkollave të mesme e fillore të Komunës dhe me pjesëmarrje të garuesve nga disa shkolla nga të gjitha viset shqiptare;
Ora 16:30: në shtëpinë e Kulturës “Hivzi Sulejmani” në Ferizaj, do të mbahet Akademi Solemne kushtuar Pranverës Shqiptare `81. Akademia do të shoqërohet me pjesën foljore dhe me pjesën artistike, sipas kësaj radhitjeje:
-Intonimi i Himnit Kombëtar
-Hapja e Akademisë
-Fjalë rasti-Kryetari I Komunës, Bajrush Xhemaili
-Fjalë rasti-Nexhat Tërstena, pjesëmarrës i Demonstratave `81 nw Ferizaj
-Pikë artistike
-Fjalë rasti-përfaqësuesi nga Kosova Lindore
-Fjalë përshëndetëse-përfaqësuesi nga Maqedonia
-Fjalë përshëndetëse-përfaqësuesi nga Mali I Zi
-Pikë artistike
-fjalë rasti- gjeneral Kudusi Lame
-Fjalë rasti-Adem Demaçi
-Pika arstistike
-Përmbyllja e Akademisë
Me respekt, Këshilli organizativ
Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Këshilli Organizativ i shënimit të 30 vjetorit jubilar të Demonstratave të vitit 1981, organizon manifestimin “30 vjet – Pranvera Shqiptare `81”. Manifestimi do të mbahet më datë 1 prill 2011 dhe do të jenë këto aktivitete: