Ju përkujtojmë se Ligji nr.02/L-126 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.2004/46 për regjistrat civil, ka rregulluar afatshmërin e certifikatave të lindjes në nenin 18, i cili ndryshon nenin 38.19 të Ligjit për regjistrat e gjendjes civile, si vijon :
” Certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes janë të paafatizuara, përveç rasteve të lidhjes së martesës, nënshkruhen nga zyrtari i gjendjes civile dhe vulosen me vulë përkatëse” .
Andaj udhëzojmë të gjitha institucionet ta respektojnë këtë nen dhe mos të kërkohet nga palët nxjerrja e këtyre dokumenteve pas 6 muajve, siç ka qenë e rregulluar me Ligjin për regjistrat e gjendjes civile .
Dokumentet e lartcekura, nuk kanë afat të caktuar por vlejnë gjithë jetën, për veç kurorëzimit. Pra duhet pasur parasysh, ne konkurse, në regjistrim në shkollë, në fakultet , në aplikim të vizave të ndryshme apo ku do qoftë tjetër, certifikata e lindjes, martesës dhe vdekjes e cila është nxjerr pas 27 shtator 2007, është e vlefshme përherë.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Me respekt,
z. Vesel Zhinipotoku
Drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit