I N F O R M A T Ë
Për Qytetarët,Bletarët , Mediat dhe Policinë e komunës së Ferizajt:
Lajmërohen qytetarët e komunës së Ferizajt se më datë 22.06.2011 në ora 20:00 fillon implementimi i projektit DEZINSEKTIMI HAPËSINOR(eliminimi i insekteve fluturuese,mushkonjave dhe mizave ) në teritorin e qytetit të Ferizajt.
Dezinsektimi hapësinor zhvillohet ne tri faza sipas programit dhe kohës së paraparë .derisa në Parkun e Lirisë aksioni zhvillohet çdo javë .
Faza e parë fillon më datë 22/06/2011 nga ora 2000 duke filluar nga Parku i Lirisë,rruga,,Prizrenit”,zona e FSK-së,Zona te Palestra Sportive,Rruga e Pleshinës,Neredimes ,Zenel Hajdini, Enver Topalli,Tregu i Gjelbërt deri te pishina Matoshi në njërën anë dhe duke vazhduar paralel në anën tjetër të qytetit prej rrugës ,,Driton Islami “ku përfshihen,,Fitorja“-vija përgjatë Magjistrales ,rruga ,,Vëllezërit Gërvalla “,rruga ,,Regjep Bislimi “e deri në Nikadin si dhe Qendra e qytetit .Ndërkaq Dezinsektimi për fazën e dytë dhe të tretë informimi do të bëhet me kohë .
VËREJTJE: Në rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.
Lajmërohen qytetarët e komunës së Ferizajt se më datë 22.06.2011 në ora 20:00 fillon implementimi i projektit DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (eliminimi i insekteve fluturuese,mushkonjave dhe mizave ) në teritorin e qytetit të Ferizajt.