Ftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, mediat, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit, të marrin pjesë në Tubimin Publik, të organizuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili me temë: “Ecuria e zhvillimeve të gjithëmbarshme të Komunës, në fokus zhvillimet në kategorinë e investimeve kapitale, për periudhën janar-qershor 2011”.
Tubimi mbahet më datë 4 korrik (e hënë), me fillim në ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Pjesëmarrje sa më masovike e bën më përmbajtësor tubimin.
Ferizaj, 20 qershor 2011
Me respekt,
Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës
Ftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, mediat, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit, të marrin pjesë në Tubimin Publik