N J O F T I M
Studentët të cilët kanë shfrytëzuar bursën nga vitet paraprake dhe që i plotësojnë kushtet për vazhdimin e bursës për këtë vit akademik 2010/2011 duhet të bëjnë kërkesë.
Për vazhdimin e bursës kërkohen këto dokumenta:
– Kërkesa ,
– Çertifikata e provimeve të dhëna me notë mesatare prej 7.5 e më tepër,
– Vërtetimi për regjistrimin e semestrit-vitit vijues akademik 2010/2011.
– Indeksi për verifikimin e notave (indeksi kthehet pas verifikimit të notave krahasuar me çertifikatën).
Dokumentat e kërkuara duhet të jenë origjinale, kopjet nuk pranohen.
Kërkesa për vazhdimin e bursës mund të bëhet prej datës 14.01.2011 deri më 28.01.2011.
Kërkesa merret dhe dorëzohet në Drejtorinë Komunale për Arsim në zyrën e njësisë administrative nr.224.
DKA Ferizaj.
Studentët të cilët kanë shfrytëzuar bursën nga vitet paraprake dhe që i plotësojnë kushtet për vazhdimin e bursës për këtë vit akademik 2010/2011 duhet të bëjnë kërkesë.