Njoftohen prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit se me qëllim aplikimin e masave në parandalimin e CoronaVirus-it (Covid-19), Qeveria e Republikës së Kosovës, sonte mori vendim për ndëprerjen e mësimit në të gjitha shkollat deri më 27 Mars 2020.
Procesi edukativo-arsimor do të vijoj pas kësaj date dhe në koordinim të plotë me udhëzimet e nivelit qendror.
Për të pamundësuar përhapjen e këtij virusi, tashmë të shpërndarë në shkallë globale, apelojmë tek qytetarët të bëjnë zbatimin strikt të udhëzimeve të prezantuara e urdhëruara nga institucionet qendrore.