Dita e tokës, e cila filloi të shënohet në vitin 1970, tani po festohet nga miliona njerëz në mbarë boten.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ditës së tokës ku qindra qeveri, OJQ, shkolla dhe grupe dashamirëse të mjedisit do të deklarojnë se janë pjesë të këtij planeti dhe se do të dalin në mbrojtje të çdo gjëje që na rrethon: planetin tonë, fëmijët tanë dhe ardhmërinë tonë.
Çdo kontribut për mbrojtjen e mjedisit paraqet një kontribut për të ardhmen tonë dhe brezit që do të vijë pas .
Në mbarë botën me rastin e shënimit të ditës së tokës organizohen aktivitete pastrimi, mbjelljeje, gjelbërim të sipërfaqeve të zhveshura , pastrim te rrjedhave të lumenjve, koncerte, shëtitje në natyrë, lojëra sportive, protesta ndaj ndotësve të ndryshëm. Të gjitha këto duhet të shprehin brengosjen lidhur me ndryshimin e gjendjes së mjedisit. Mjafton që secili individ, institucion, familje të përkujdeset për mjedisin ku jeton. Nëse secili pastron rrugën para shtëpisë,shkollës aty ku jetojnë e veprojnë atëherë , rruga është e pastër. Kosova është një ndër pejsazhet më të bukura në botë,po ky pejsazh humbë bukurinë nëse vetëm një bimë dëmtohet. Sa të tilla janë dëmtuar në Kosovë?!
Andaj,ftohen qytetarët e Ferizajt si dhe të gjitha institucionet e posaçërisht shkollat dhe entet shëndetësore që në forma të ndryshme të organizohen në ruajtjen e ambientit për nder të ditës së tokës 22 Prillit .
Udhëheqës për Mbrojtje të Mjedisit:
Minir Haxhimusa
22 Prilli dita e planentit