Faza e dytë fillon më datë 21dhe22/06/2012 nga ora 2000 duke filluar nga Parku i Lirisë, rruga ,,Prizrenit”, zona e FSK-së, Zona te Palestra Sportive, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, Zenel Hajdini, Enver Topalli, tregu i gjelbërt e deri tek pishina “Matoshi” në njërën anë dhe duke vazhduar paralel në anën tjetër të qytetit prej rrugës ,,Driton Islami“ ku përfshihen hapsira tek ndërmarrja ,,Fitorja“ vija përgjatë Magjistrales, rruga ,,Vëllezërit Gërvalla “, rruga ,,Rexhep Bislimi “e deri në Nikadin si dhe qendra e qytetit.
Për fillimin e fazës së tretë të dezinsektimi informimi do të bëhet me kohë.
VËREJTJE: Në rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët e ardhshme me motë të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.
Për Qytetarët,Bletarët dhe Policinë e komunës së Ferizajt:
Lajmërohen qytetarët e komunës së Ferizajt se më date 21dhe22.06.2012 në ora 2000 fillon implementimi i fazës së dytë të projektit DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (eliminimi i insekteve fluturuese, mushkonjave dhe mizave) në teritorin e qytetit të Ferizajt.