Njoftohen të gjithë qytetarët e regjionit lindje të Kosovës: Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtërpcë,Viti , Kllokot, Hani i Elezit, Kamenicë, Ranilluk, Partesh, Novobërdë se në kuadër të projektit “Zhvillimi i turizmit në regjionin lindje”, do të mbahet festivali i ushqimit dhe pijeve.
Projekti “Zhvillimi i turizmit në regjionin lindje”, është financuar nga Bashkimi Europian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian dhe implementuar nga Komuna e Ferizajt në partneritet me Komunat:Viti, Kllokot, Shtërpcë , Kaçanik dhe Hani i Elezit.
Festivali do të jetë i karakterit shitës, andaj ftohen të marrin pjesë të gjithë farmerët dhe të interesuarit tjerë .
Festivali mbahet nga 12-14 shtator me fillim në ora 11:00 në fshatin Jezerc në vendin e quajtur ,,Bashkimi i dy lumenjëve,
Transporti për qytetarët si vizitor do të jetë falas në relacionin Ferizaj-Jezerc.
NJOFTIM