Në kuadër të përgatitjeve për vaksinimin e popullatës me vaksinën kundër Covid-19, ftojmë qytetarët e komunës së Ferizajt të moshës mbi 65 vjeç që prej nesër (19.02.2021) të lajmërohen për evidencë pranë Qendrave të Mjekësisë Familjare më të afërta. Në qendrat në qytet regjistrimi bëhet çdo ditë pune nga ora 8 deri në 20, ndërsa në qendrat nëpër fshatra nga ora 8 deri në 14. Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe përmes telefonit në numrat: 048-555-992 ose 048-555-993. Për cilëndo mënyrë të regjistrimit qytetarët duhet të kenë një dokument të identifikimi.