Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim drejtuesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të shumta me interes të përbashkët, ndër të cilat edhe projekti më i ri në fushën sociale – një projekt me rëndësi kapitale, i cili i jep Ferizajt një dimension të ri në infrastrukturën e kujdesit social.