Një jetë e shkrirë për artin, një histori e jashtëzakonshme e përkushtimit e pasionit për të bukurën, artin e kulturën në Ferizaj e më gjerë. Në këtë përvjetor të 150-të të themelimit të Ferizajt, për personalitetin e papërsëritshëm, artistin e përmasave kombëtare, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes, për ISMAIL RAMA Për angazhim e arritje të larta në përfaqësimin dinjitoz të shpirtit krijues artistik ferizajas.