Një ditë fantastike, një bisedë për ta mbajtur gjatë në kujtesë me legjendat dhe superkampionët e gjeneratës së artë, në kohët më të vështira por edhe më kulminante të boksit të Kosovës: Nazif Gashi, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Afrim Majanci, Agim Latifi, Fatmir Makolli, Naser Bajrami dhe Zahir Shabani të cilët i prita sot në zyrën time.
E paharrueshme dhe e gjithmonshme është krenaria që na dha djersa për dekada e secilit nga këto personalitete emblematike, të cilët lanë shenjën e Kosovës me medaljet e sukseset e jashtëzakonshme në hartën e botës. Mirënjohje, shembull motivues për tu ndjekur nga të rinjtë, respekt pa fund e përkulje para vlerave e emblemave që dhanë gjithçka nga vetja, në kohën më të vështirë, me vetëm një dëshirë e pasion, për ta lartësuar sportin kosovar.