Sonte në shkollën e fshatit Talinovc i Muhaxherëve, u mbajten zgjedhjet për kryetarin e fshatit, ndërsa kanë marrë pjesë edhe komisioni i Kuvendit të Komunës, drejtorja e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini, drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli si dhe shoqëria civile.
Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë një numër i konsiderushëm i qytetarëve të cilët me votat e tyre zgjodhën kryetar të fshatit Njazi Behlulin.
Në fund drejtorja Hajredini, uroi të gjithë banorët për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke u zotuar që do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e banorëve të kësaj zone.