Nisi në fshatin Kosinë projekti për hapjen e pusit të ri
28/09/2021 09:22
Me qëllim furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapacitetit ekzistues, nisi në fshatin Kosinë, projekti për hapjen e pusit të ri, investim i Komunës së Ferizajt, dobinë e të cilit do ta kenë jo vetëm banorët e Kosinës por edhe zonave përreth.