Me këtë rast është thënë se ky projekt do të kontribuoj në rritjen e sigurisë së nxënësve, ngase kjo shkollë është e vetmja në komunën e Ferizajt që rrethohet në të gjitha anët me rrugë të qarkullueshme.
I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, e ka vlerësuar këtë projekt shkollor, duke thënë se është në interes të institucioneve dhe komunitetit që të krijohen kushte për një siguri më të lartë për nxënësit e shkollave në përgjithësi. Ai ka thënë se krahas këtyre projekteve, komuna po bënë përpjekje që të realizoj edhe projekte ambientale nëpër shkolla, duke zënë në gojë një projekt të tillë që pritet të implementohet edhe në këtë shkollë.
Veç këtij projekti, me mjetet e KE-së është duke u finalizuar edhe projekti i rrethojës së Gjimnazit "Dr. Shaban Hashani" në vlerë prej 170 mijë eurove.
Kanë nis punimet në rregullimin e rrethojës së Shkollës Fillore "Naim Frashëri" në Zaskok të Ferizajt, projekt ky që po financohet nga mjetet e Komisionit Evropian e që po implementohet nga organizata IOM.